Arrestohet një person në Malishevë – policia i gjeti armë dhe fishekë në shtëpi

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Malishevë – policia i gjeti armë dhe fishekë në shtëpi

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Malishevë, në koordinim me prokurorin e shtetit, sot kanë kryer kontroll në fshatin Bubël, në vendbanimin e të dyshuarit mashkull shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1954, mbi dyshimin se kishte në posedim armë pa leje.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe pesë copë fishekë të po të njëjtës armë si dhe një armë zjarri e gjatë me 38 copë fishekë”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari pas intervisimit është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat