Një 18-vjeçar vdes në vendin e punës në Ferizaj

Kronikë e zezë

Një 18-vjeçar vdes në vendin e punës në Ferizaj

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Një 18-vjeçar është dërguar pa shenja jete sot në Emergjencë të Ferizajt. Viktima dyshohet se kishte vdekur në vendin e punës në një fabrikë në fshatin Nikadim të Ferizajt.

Sipas mjekëve kujdestarë dyshohet për vdekje natyrore.

Këto informata i dha për median Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt.

“Sot, rreth orës15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellur pa shenja jete. Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në një fabrikë në fshatin Nikadim të Ferizajt. Sipas mjekëve kujdestarë dyshohet për vdekje natyrore”, tha Veseli.

Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat