Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Mitrovicë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Aksidentet në trafik janë një dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku për çdo ditë regjistrohen dhjetëra të tilla në të gjitha qytetet e Kosovës. Ato zakonisht shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik..

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Pajazit Boletini” në Mitrovicë, ku është përfshirë edhe një automjet i Policisë së Kosovës.

Mësohet se një zyrtar policor po dyshohet se me veturën zyrtare e ka goditur një veturë tjetër.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mosmbajtjes së distancës nga ana e zyrtarit policor që po drejtonte automjetin e Policisë.

Fatmirësisht persona të lënduar s’ka, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat