Dyshohet se brenda një dite sulmoi fizikisht tri gra, bie në pranga 38-vjeçari në Rahovec

Kronikë e zezë

Dyshohet se brenda një dite sulmoi fizikisht tri gra, bie në pranga 38-vjeçari në Rahovec

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 00:02
Ilustrim

Një person është arrestuar sot në rrugën ‘Xhelal Hajda’ në Rahovec, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht tri gra.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastet kanë ndodhur në periudha kohore të ndryshme, teksa i dyshuari është konsumues i pijeve alkoolike.

38-vjeçari dyshohet se ka sulmuar viktimat, duke bërë kështu që të ndërhyjnë edhe kalimtarët e rastit të cilët u kanë dalë në ndihmë grave.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat