Katër të lënduar në aksidentin në Ferizaj, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Katër të lënduar në aksidentin në Ferizaj, Policia jep detaje

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Pak më parë u raportua për një aksident që ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, ku një veturë është përplasur me një shtyllë betoni.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.

Veseli njoftoi se në aksident është përfshirë vetëm një veturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat