Monedha të falsifikuara gjithandej, vazhdon raportimi i rasteve në polici

Kronikë e zezë

Monedha të falsifikuara gjithandej, vazhdon raportimi i rasteve në polici

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Dy raste të falsifikimit të monedhave janë raportuar vetëm dje në Policinë e Kosovës.

Sipas policisë njëri rast ka ndodhur në Vushtrri e njëri në Prizren.

Vushtrri / 12.12.2023 – 10:23. Ankuesja femër kosovare ka informuar se janë pranuar para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për procedura të mëtejme dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Prizren / 05.12.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se janë pranuar para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për procedurat përkatëse dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore”, thuhet tutje aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat