Vdes një person që u sulmua javën e kaluar në Shtërpcë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Vdes një person që u sulmua javën e kaluar në Shtërpcë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Ka vdekur një person i cili para disa ditësh ishte sulmuar fizikisht nga një person e ku mori lëndime të rënda.

Policia njofton se i dyshuari për sulmin është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar na mbajtje.

Rasti kishte ndodhur javën e kaluar në Shtërpcë.

“Shtërpcë / 10.12.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që më datë 08.12.2023 kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka qenë në tretman mjekësor dhe më datë 12.12.2023 është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në noftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat