Policia tregon si ndodhi konflikti fizik që pasoi me vdekje në Shterpcë

Kronikë e zezë

Policia tregon si ndodhi konflikti fizik që pasoi me vdekje në Shterpcë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Me datën 10.12.2023 rreth orës 19:40, policia e stacionit në Shterpcë ka pranuar një informatë nga shtëpia e shëndetit në Shterpcë, se një person J.K (M/K), serb i moshës 49 vjeçar nga familjarët e tij është sjellë me lëndime trupore, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Shterpcë është dërguar në spitalin Graçanicës.

Policët e rendit e më pas edhe policët hetues i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit.

Nga hetimet e para, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se me datën 08.12.2023 rreth orës 02:00 të mëngjesit në Shterpcë, në rrugën që çon për në fshatin Biti e Epërme, pas një përleshje fizike, personi J.K pëson lëndime trupore nga personi N.K (M/K), serb i moshës 20 vjeçar. Në lidhje me këtë në konsultim me prokurorin kujdestar, fillimisht iniciohet rasti ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Me datën 12.12.2023 në ora 14:00 policia e stacionit në Shterpcë ka pranuar informatën tjetër se, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, i lënduari J.K nga spitali i Graçanicës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është transportuar në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është arrestuar i dyshuari N.K dhe është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për veprime tjera hetimore.

Rreth orës 19:30 të ditës së djeshme, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informatën tjetër se viktima J.K ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi.

Në rast janë kyçur edhe hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve dhe të gjitha veprimet e mëtejme hetimore po ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ndërsa rasti është rikualifikuar ‘’Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat