Aksident i rëndë trafiku në Komoran, katër të lënduar – dy në gjendje kritike

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë trafiku në Komoran, katër të lënduar – dy në gjendje kritike

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Komoran të Drenasit, ku janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.

Siç mëson media, dy prej tyre janë në gjendje kritike dhe tashmë po trajtohen në spital.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Trafikut Rajonal.

Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitë përkatëse, ndërkohë që rruga është liruar për qarkullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat