E ekspozoi kallashin në rrjete sociale, policia bastis shtëpinë e një personi në Gjakovë

Kronikë e zezë

E ekspozoi kallashin në rrjete sociale, policia bastis shtëpinë e një personi në Gjakovë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një personi në Rogovë të Gjakovës, pasi i njëjti kishte ekspozuar një armë në rrjetet sociale.

Sipas policisë gjatë bastisjes është sekuestruar arma e llojit AK47.

“Rogovë, Gjakovë / 13.12.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti kishte ekspozuar një armë në rrejte sociale. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është sekuestruar arma AK47.

Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat