Vazhdon falsifikimi i parave në Kosovë, katër raste raportohen në 24 orët e fundit

Kronikë e zezë

Vazhdon falsifikimi i parave në Kosovë, katër raste raportohen në 24 orët e fundit

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se dje në katër raste të ndara  është raportuar për disa monedha dhe kartëmonedha që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Tri raste janë raportuar vetëm në rajonin e Prishtinës.

Të gjitha rastet janë në procedurë hetimore.

Sot skadon afati, rreth 3400 vetura në veri i konvertuan targat në RKS

Këto janë tri rastet e falsifikimit të parave të raportuara dje në Policinë e Kosovës.

Prishtinë / 19.09-11.12.2023. Më 14.12.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartcekur janë pranuar kartëmonedha dhe monedha metalike të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore.

Prishtinë / 11.07-13.12.2023. Më 14.12.2023 një femër kosovare ka raportuar së gjatë intervaleve kohore të lartcekura, janë pranuar disa monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara, rasti në procedurë hetimore.

Prishtinë / 14.12.2023 – 13:35. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur janë deponuar monedha metalike dhe kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar. Rasti në procedurë hetimore.

Ndërkaq, një rast është raportuar edhe në Vushtrri.

“Vushtrri / 05-06.12.2023. Më 14.12.223 ankuesi kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur e dyshuara femër kosovare ka deponuar monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia.

Kujtojmë se ditë më parë nga Prokuroria Speciale është identifikuar grupi që fuste 2 eurot false në Kosovë, ku 6 persona janë kapur në flagrancë.

Tre nga personat e dyshuar janë shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe tre të tjerë shtetas të Kosovës.

Nga ky operacion ishin sekuestruar thasë me nga 2 euro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se ishin të falsifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat