​Arrestohet një i dyshuar për dhunë familjare në Greikoc të Suharekës

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar për dhunë familjare në Greikoc të Suharekës

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 19:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Stacioni Policor Suharekë, më datën 15 dhjetor 2023, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Greikoc është një rast i dhunës në familje.

Policia menjëherë i është përgjigjur thirrjes duke lokalizuar lokacionin, identifikuar dhe arrestuar një person, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë gjatë hetimit të rastit të dhunës në familje ka gjetur prova se i dyshuari Xh.L. (1963) posedon armë pa leje.

Me leje të prokurorit të shtetit, sektori i hetimeve ka realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e llojit EKOL special e kalibrit 9 milimetra, një karikator i armës dhe 12 copë fishekë të kalibrit 7.65 milimetra.

Prokurori i Shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprat dhunë në familje dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat