Pamje të frikshme nga aksidenti në Prizren, këta janë tre personat qe u goditën për vdekje

Kronikë e zezë

Pamje të frikshme nga aksidenti në Prizren, këta janë tre personat qe u goditën për vdekje

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 06:36 Përditësuar në ora: 10:13 më 17.12.2023
Foto ilustrim

Vrasja në Gjilan, Prokuroria del me njoftim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dalë me njoftim për vrasjen e djeshme në fshatin Dobërçan të Gjilanit, ku thuhet se i dyshuari, D.T, është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria ka thënë se “dyshohet se më 16 Dhjetor 2023, rreth orës 21:00, në fshatin Dobërçan, komuna Gjilan, i dyshuari D.T., e ka privuar nga jeta viktimën A.B., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit”.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Poashtu, në njoftim thuhet se prokurori i shtetit brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Policia tregon se si ndodhi aksidenti me tri viktima në Prizren - arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje për aksidentin me vdekje në Prizren.

Në raport thuhet se gjatë ngasjes në autostradë një shofer ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur tre këmbësorë, të cilët kanë vdekur.

Përpos tyre, edhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime të cilët ajnë dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa hetimet po vazhdojnë.

“Aksident trafiku me fatalitet - Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.”

Prizren: Policia konfirmon aksidentin me tre viktima

Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Prizren, në dalje të autostradës drejtimi veri.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:22.

Dyshohet se deri tek aksidenti erdhi pas dy vetura ishin duke garuar mes vete.

Aty, njëri nga veturat e ka humbur kontrollin dhe i ka goditur disa persona që ishin duke e përcjellë garën.

Pamje të frikshme nga aksidenti në Prizren, ku humbën jetën tre të rinj

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sinjali raportoi sonte se viktimat që human jetën janë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj – të tre të moshave të reja. 

Lexues kanë dërguar edhe pamje të frikshme në momentin kur ndodhë aksidenti, ku shihet një veturë teksa e humb kontrollin dhe godet kalimtarët.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

Media do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Këta janë tre personat qe u goditë për vdekje në aksidentin në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Siç mësohet, tre viktimat janë të moshave të reja dhe dyshohet se vdiqën gjatë një gare me automjete.

Bëhet e ditur se se përveç Lordi Sylës dhe Molos Delijas, i vdekur në këtë aksident ka mbetur edhe Nue Bibaj.

Image

Policia dhe të gjitha njësitë përkatëse ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes.

Tre të vdekur dhe tre të lënduar në një aksident mes dy veturave në Prizren

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në dalje të Prizrenit.

Siç merr vesh media në aksident janë përfshirë dy vetura.

Media ka dërguar pyetje te Policia e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat