Policia ndalon për kontroll një veturë në Skenderaj, një person kapet mat me armë ilegale

Kronikë e zezë

Policia ndalon për kontroll një veturë në Skenderaj, një person kapet mat me armë ilegale

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë.

Një rast i tillë është zbuluar në orët e hershme të ditës së sotme në rrugën Skenderaj – Vushtrri.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur për kontroll një veturë. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me karikator dhe fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 52-vjeçari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat