Zbulohet identiteti i 52-vjeçarit që dyshohet se dhunoi gruan në Prishtinë

Kronikë e zezë

Zbulohet identiteti i 52-vjeçarit që dyshohet se dhunoi gruan në Prishtinë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Media dje raportoi për një rast të dhunimit që ka ndodhur në qytetin e Prishtinës, ku një person dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një grua me të cilën po bashkëjetonte. Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe i dyshuari ka rënë në pranga.

Meida mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Sadri Gashi, 52-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e viktimës, e cila ka pohuar se Gashi kishte në pronësi një banesë në rrugën ‘Anton Harapi’ që ajo zgjodhi ta merr me qira.

Sipas saj, fillimisht ishin dakorduar për një shumë të caktuar për pagesën e qirasë, por më pas 52-vjeçari e ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale së bashku dhe të mos paguajë me para.

Me shpresën që kjo situatë do të marrë fund, viktima ka hezituar ta denoncojë rastin në Polici qysh në fillim.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat