Vetura godet një këmbësor në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë

Kronikë e zezë

Vetura godet një këmbësor në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Një veturë e ka goditur një këmbësor këtë pasdite në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Rastin për median e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti theksoi se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:40  kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një automjet”, ka thënë Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat