Mitrovicasi dyshohet se ra në lumin Buna derisa po peshkonte, Policia shqiptare: Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit

Kronikë e zezë

Mitrovicasi dyshohet se ra në lumin Buna derisa po peshkonte, Policia shqiptare: Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 20:59
Lumi Buna

Rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, shtetasi kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA””, njofton policia shqiptare.

Po ashtu thuhet se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Vijon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat