Ky është i arrestuari për tentim vrasjen në Fushë Kosovë, përfundon në ndalim policor

Kronikë e zezë

Ky është i arrestuari për tentim vrasjen në Fushë Kosovë, përfundon në ndalim policor

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 06:53
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 19:45 janë dëgjuar të shtëna me armë në Fushë Kosovë. Ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshje që i dyshuari kishte me dy viktima meshkuj. I dyshuari kryesor është arrestuar dhe është dëguar në mbajtje.

Gazeta sinjal ka mësuar identitetin e të dyshuarit që ra në prangat e Policisë. Ai është Kushtrim Musliu, 37-vjeçar.

Për rastin ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar se pas rastit që ndodhi në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë ka konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të fishekut.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka dorëzuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur gjatë shkrepjes.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat