Vjedhje e rëndë në shtëpinë e familjes Kryeziu në Malishevë, hajnat marrin para të gatshme e stoli ari

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në shtëpinë e familjes Kryeziu në Malishevë, hajnat marrin para të gatshme e stoli ari

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar një familje në fshatin Kijevë të Malishevës.

Media mëson se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së familjes Kryeziu, ku kanë demoluar dhomat e gjumit dhe kanë arritur që të vjedhin para të gatshme dhe stoli ari.

Bazuar në dëshminë e pronarit të shtëpisë, që e ka denoncuar rastin në Polici, hajnat kanë vjedhur ari dhe para të gatshme, rreth 2 mijë euro – si dhe një armë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat