Grabitja e armatosur në këmbimoren në Prishtinë, hajnat e armatosur vodhën rreth 50 mijë euro

Kronikë e zezë

Grabitja e armatosur në këmbimoren në Prishtinë, hajnat e armatosur vodhën rreth 50 mijë euro

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 11:46 Përditësuar në ora: 12:39 më 18.12.2023
Foto ilustrim

Grabitja në “ExCoins”, flet pronari: Hajnat u futën me kallashë, morën 40-50 mijë euro

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në paraditen e sotme në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë.

Pronari i kësaj këmbimore tha se janë grabitur rreth 50 mijë euro.

“Janë kanë dy persona njani me kallashë i morën 40-50 mijë euro”, tha ai.

------

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një këmbimore këtë paradite në lagjen Tophane në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti, theksoi se nën kërcënimin e armës është një grabitur një shumë parash.

“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka theksuar Ahmeti.

Ajo theksoi se policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat