Arrestohet personi i cili theri këmbësorin në Prizren

Kronikë e zezë

Arrestohet personi i cili theri këmbësorin në Prizren

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Është arrestuar personi i cili ka dalë nga vetura dhe e ka goditur me thikë një këmbësor në Prizren.

Deri tek incidenti mes palëve thuhet se erdhi si pasojë e një fjalosjeje në komunikacion.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalet në ndalim policor për 48 orë”, ka thënë Bytyqi.

Ndryshe, më herët është raportuar se i dyshuari akoma nuk është kapur akoma dhe viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Sot rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin i cili ishte duke kaluar rrugën”.

“Viktima A.M. 27-vjeçar është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke u marrë me rastin dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e kryesit të veprës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat