Ky është 24-vjeçari që ekspozoi armën e zjarrit te “Swiss Petrol”, Policia e arreston në shtëpinë e tij

Kronikë e zezë

Ky është 24-vjeçari që ekspozoi armën e zjarrit te “Swiss Petrol”, Policia e arreston në shtëpinë e tij

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Ekspozimi i armëve të zjarrit e gjuajtjet me to janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave apo të kaplohen nga paniku si rrjedhojë e ekspozimit të tyre.

Të ekspozojë armën vendosi edhe një 24-vjeçar, i cili u incizua nga dëshmitarët e rastit duke kryer këtë veprim në fshatin Zahaq të Pejës te “Swiss Petrol”.

Siç mëson media nga burimet e veta i dyshuari është Arton Avdyli, i cili në momentin kur Policia e Kosovës doli për kontroll posa kishte pranuar informatën, i njëjti ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, pasi Policia veçse posedonte videon e tij, 24-vjeçari ra në prangat e tyre teksa po qëndronte në shtëpinë e tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Fsh. Zahaq, Pejë / 17.12.2023 – 19:52. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas që, është vërejtur në një video incizim duke ekspozuar një armë zjarri. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha PK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat