60-vjeçari me armë në Skenderaj kapet në flagrancë nga Policia

Kronikë e zezë

60-vjeçari me armë në Skenderaj kapet në flagrancë nga Policia

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona, kryesisht të rinj që posedojnë armë dhe sillen lirshëm me to.

Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në fshatin Prelloc të Skenderajt, ku një njësi policore që po patrullonte në atë pjesë, ka ndaluar për kontroll një veturë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit, te shoferi është gjetur një armë pa leje, një mjet i mprehtë dhe disa fishekë.

Pas përfundimit të kontrollit policor, arma dhe mjeti i mprehtë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat