Ferizajasi e bën për spital vëllain e mitur, 15-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Ferizajasi e bën për spital vëllain e mitur, 15-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 19:57
Ilustrim

Konfliktet mes vëllezërve në familjet kosovare, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Ata madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet.

Një konflikt familjar ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kosinë të Ferizajt, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij të mitur.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 15-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga dhuna e përjetuar.

Si rezultat I denoncimit, 29-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat