Arrestohet një person në Prishtinë, u kap me armë ilegale në veturë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë, u kap me armë ilegale në veturë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Posedimi i armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë raste të plagosjeve të qëllimshme dhe atyre nga plumbat qorr, të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Në pranga ka përfunduar së fundi edhe një person në Prishtinë, i cili u ndal nga Policia në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit, në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me karikator dhe fishekë.

50-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat