Policia në Ferizaj shqipton 203 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

Policia në Ferizaj shqipton 203 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka shtuar prezencën në komunikacionin rrugor në këtë rajon me qëllim parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe se brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 203 gjoba kundërvajtëse, ka ndaluar edhe 5 shoferë që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqja e patentë shoferit për muaj të caktuar.

Disa nga llojet e kundërvajtjeve:

– Tejkalim i shpejtësisë, 50 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 20 gjoba

– Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 17 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 14 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 12 gjoba

– Drejtimi i automjetit me skadim të regjistrimit, 4 gjoba

– Kyçja e parreguullt në rrugën kryesore, 2 gjoba

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 1 gjobë

– Të tjera, 83 gjoba

Ndërsa, janë raportuar 6 aksidente, prej tyre:

– Aksidente me lëndime, 2

– Aksidente me dëme materiale, 4

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat