Dyshohet se sulmoi me shufër metalike një person, bie në pranga 42-vjeçari në Ferizaj

Kronikë e zezë

Dyshohet se sulmoi me shufër metalike një person, bie në pranga 42-vjeçari në Ferizaj

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga përleshjet e shumta, ku shpeshherë përdoren edhe mjete të forta, të mprehta e armë zjarri. Si pasojë e kësaj, në shumë raste viktimat kanë marrë edhe plagë fatale për jetën e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në Ferizaj, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht me shufër metalike një person tjetër.

Policia e Kosovës përmes një komunikate njofton se i dyshuari menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur, por pas veprimeve hetimore është arritur që ai të arrestohet.

I dyshuari A.F., 42-vjeçar është emër i njohur për organet e rendit dhe i njëjti është arrestuar mbrëmë rreth orës 23:00 dhe i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren , shikimit të kamerave të sigurisë, policët hetues kanë arritur që në ora 23:00 të lokalizojnë të dyshuarin, e më pas edhe ta arrestojnë atë, me dyshimin se i ka shkaktuar lëndime trupore personit tjetër.

I dyshuari A.F ( M/K) i moshës 42 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për ndihmë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat