Ia bllokoi rrugën dhe e grushtoi shoferin 39-vjeçar, kush është i riu që u arrestua në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Ia bllokoi rrugën dhe e grushtoi shoferin 39-vjeçar, kush është i riu që u arrestua në Fushë Kosovë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 23:58
Ilustrim

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur të martën në mbrëmje në Fushë Kosovë.

Një 29-vjeçar po dyshohet se ka sulmuar në mes të rrugës një 39-vjeçar, për shkak të një mosmarrëveshje, me synimin që t’i qërojë hesapet.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë është Kushtrim Berbatovci – i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

I dyshuari fillimisht ia ka bllokuar rrugën viktimës, e më pas i ka shkuar te vetura dhe e ka grushtuar, duke i shkaktuar lëndime.

Motivi i incidentit, sipas të njëjtave burime dyshohet të jetë një konflikt i mëhershëm që palët kanë pasur mes vete, e që i futi sërish në telashe.

Posa rasti është denoncuar në Polici, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat