Vetëplagoset me armë zjarri një 80-vjeçar në Gjakovë

Kronikë e zezë

Vetëplagoset me armë zjarri një 80-vjeçar në Gjakovë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Një 80 vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Rasti ka ndodhur në fshatin Botushë të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se viktima ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë për trajtim mjekësor.

“Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast është konfiskuar edhe një armë zjarri. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt”, shtoi Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat