Parandalohen tri raste të kalimit ilegal të kufirit, iniciohen rastet penale për hetim

Kronikë e zezë

Parandalohen tri raste të kalimit ilegal të kufirit, iniciohen rastet penale për hetim

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka parandaluar tri raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror, ndërsa është iniciuar rastet penale për hetim.

Sipas PK-së, bazuar në informata relevante të pranuara përmes rrugëve operative, me datën 21.12.2023 në rrugën Koshuticë – Leposaviq, patrullat kufitare policore kanë parandaluar kalim të paautorizuar të vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra në drejtim të daljes nga territori i Republikës së Kosovës, në tri raste të ndara, si në vijim:

Rasti i parë,

Vetura Hyundai, ngjyrë e hirit me targa serbe me dy të dyshuar meshkuj, në të cilën kishte të ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore (frezë);

Rasti i dytë,

Kamioni SCANIA me targa të RKS-së, të cilin e voziste i dyshuari mashkull dhe në kamion kishte të ngarkuar drunjë, dhe

Rasti i tretë.

Vetura e tipit SHARAN ngjyrë e hirit,  me targa serbe, me vozitës të dyshuarin mashkull, vetura e ngarkuar me ambalazh të birrave.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar tri raste “Kalim i paautorizuar i vijës apo vendkalimeve kufitare më tentativë”, të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat