​Aksidenti në vendpunishte: Vdes 27-vjeçari, arrestohet një person

Kronikë e zezë

​Aksidenti në vendpunishte: Vdes 27-vjeçari, arrestohet një person

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë në QKUK 27-vjeçari me inicialet B.G, i cilu u rrëzua të enjten nga një lartësi prej disa metrash në një vendpunishte në Prishtinë dhe për pasojë mori lëndime të rënda.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me rastin e lartëcekur rreth orës 21:35 nga QKUK është raportuar se viktima i cili ka qenë në trajtim mjeksor ka vdekur. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për Obduksion”, kanë deklaruar nga Policia.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS Prishtinë / 21.12.2023 – 07:00-07:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuar kosovar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat