Burrat nga Kosova vazhdojnë të rrahin gratë, pesë raste në 24 orët e fundit

Kronikë e zezë

Burrat nga Kosova vazhdojnë të rrahin gratë, pesë raste në 24 orët e fundit

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 09:23
Policia

Pesë raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Në të gjitha këto raste burrat kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në komunën e Vitisë, të Ferizajt, Prizrenit, Gjakovës dhe Vushtrrisë.

Të pesë personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.

“Viti  21.12.2023 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.

“Ferizaj  21.12.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Prizren 21.12.2023 – 04:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

“Gjakovë 21.12.2023 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për te lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

“Vushtrri 21.12.2023 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat