I mituri therë me thikë një tjetër në Prishtinë, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

I mituri therë me thikë një tjetër në Prishtinë, arrestohet nga policia

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Një i mitur është arrestuar për shkak se gjatë një përleshje kishte therur me thikë një të mitur tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:30, në Prishtinë.

Tutje në raport thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) për shkak se gjatë një përleshje kishte therur me thikë viktimën mashkull  kosovar (i mitur). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat