Leposaviq: Arrestohet shtetasja serbe, mblodhi një mijë euro duke mashtruar

Kronikë e zezë

Leposaviq: Arrestohet shtetasja serbe, mblodhi një mijë euro duke mashtruar

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Është arrestuar një grua, shtetase serbe, në Leposaviq.

Ajo dyshohet se ka mashtruar një person dhe ka mbledhur një shumë parash prej një mijë eurosh.

“Më 22.12.2023 është arrestuar e dyshuara femër Serbe shtetase e Serbisë nën dyshimin se e njëjta duke mashtruar ka mbledhur një shumë parash prej 1000€ në emër të djalit të dëmtuarës me nevoja të veçanta pa dëshirën- pëlqimin saj-viktimës”, njofton raporti i policisë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat