U detyrua të paguajë çdo javë borxhin me fajde, i moshuari në Gjilan denoncon 63-vjeçarin

Kronikë e zezë

U detyrua të paguajë çdo javë borxhin me fajde, i moshuari në Gjilan denoncon 63-vjeçarin

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Kushtet e vështira ekonomike, normat e larta për kredi, mungesa e parave kesh në treg, janë vetëm disa nga arsyet që bizneset dhe qytetarë të ndryshëm, në raste nevoje për mjete materiale, huazojnë para me normë të lartë të interesit që njihen si ‘fajde’. Të njëjtit më pas shpeshherë përballen edhe me kanosje serioze nga ‘fajdexhinjtë’, për çka detyrohen të kërkojnë edhe ndihmë dhe mborjtje nga Policia.

Një rast i tillë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një person ka marrë një shumë të caktuar parash me fajde.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 66-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka pohuar se ka qenë i obliguar që çdo javë të paguajë obligimin ndaj të dyshuarit e që më pas ka hasur vështirësi në pagesa.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve policorë ka mohuar të ketë kryer veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 63-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Fajde’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat