Si shpëtoi Xhevdet Plaku nga vrasja? Miku i të fortit të Sukthit bashkëpunoi me Dedan Gjonin, u tërhoq në çastin e fundit

Kronikë e zezë

Si shpëtoi Xhevdet Plaku nga vrasja? Miku i të fortit të Sukthit bashkëpunoi me Dedan Gjonin, u tërhoq në çastin e fundit

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 22:48
Ilustrim

Dedan Gjoni ish-oficeri i policisë që bashkëpunonte me kriminelet, dhe Dejvi Gjermeni qe mbante lidhjet e grupit kriminal me gjonin dështuan me vetëdije planin për ekzekutimin e Xhevdet Plakut, ku ai ishte përfshirë. Abc News ka mësuar nga dosja hetimore Dedan Gjoni ka komunikuar në whatsapp me personat që do kryenin vrasjen, te ndihmuar prej tij, dhe jo përmes telefonave të kriptuar.

Autorët nuk janë treguar të kujdesshëm për të mos lënë gjurmë të krimit qe do te kryenin, pasi  kishin bere plan  ta ekzekutonin Xhevdet Plakun sapo të dilte nga komisariati i policisë.

Pasiguria e aplikacionit me te cilin komunikoi me Dedan Gjoni për  planin e vrasjes si dhe vendi qe autoret kishin zgjedhur për ekzekutimin e objektivit te tyre, e detyroi Devi Gjermenin te hiqet dore ne moment te fundit nga vrasja e Xhevdet Plakut, duke u thënë autoreve se ai ishte liruar nga komisariati..

Në dosjen hetimore thuhet se në 17 shtator të 2019-tës, Dedan Gjoni  ka ndaluar në rrugë Xhevdet Plakun që lëvizte me një makinë të blinduar.  Fillimisht ai nuk e  ka njohur se kush ishte ky person, por pasi e ka shoqëruar në drejtorinë e policisë në Durrës, ai është prezantuar  si Xhevdet Plaku dhe në kartën e identitetit njihej edhe me  emrin Xhevdet  azzis KISS. Këtij ish oficeri kuptim që personi qe kishte përballë ishte hasmi i miqve te Dejvi Gjermenit, Algert dhe Rexhep Rapit.

Në këto kushte Gjoni, i dërgon një foto të Plakut, Dejvi Gjermenit që ndodhej në Holandë duke I treguar se do ta lironte në orën 20 të mbrëmjes nga dera e pasme e  komisariatit.  Por këto komunikime janë  kryer në aplikacionin whatsapp, pasi Dedan Gjoni, atë ditë nuk kishte me vetë telefonin me aplikacion enchro chat. Për këtë Dejvi Gjermeni  ka informuar Algert Rapin, që së bashku me Rexhep Rapin i njohur edhe me emrin Kep Arapi ishin organizuar  për të kryer vrasjen.   Por për shkak se këta persona u armatosën me kallashnikovë dhe qëndruan në pritje  që të ekzekutonin Plakun sapo të dilte nga  komisariati, Gjermeni i çoi një tjetër mesazh Algert Rapit duke i thënë se Plaku ishte liruar edhe pse në të vërtetë ai gjendej ende brenda.

Sipas dosjes hetimore, konflikti mes te fortit të Sukthit Rexhep Rapi dhe Xhevdet Plaku ka baze hakmarrjen. Ne vitin 2000 ne Savona të Italisë është vrare me arme zjarri, një familjar i Rexhep Rapit, ekzekutim qe dyshohet te jete kryer nga Xhevdet Plaku dhe një person tjetër, për shkak te konflikteve për trafik narkotikes dhe qeniesh njerëzore.

Rexhep Rapi u vu ne pranga te premten nga policia dhe ndodhet tashme nen masën e sigurisë arrest ne burg. Miku i tij Dejvi Gjermeni është arrestua ne Holandë, ndërsa ish oficeri i policisë Dedan Gjoni qe rezulton i përfshire në këtë ngjarje kriminale është vene ne pranga gjate një operacioni te SPAK, disa javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat