​Dy të lënduar nga aksidenti në aksin rrugor Fier-Patos

Kronikë e zezë

​Dy të lënduar nga aksidenti në aksin rrugor Fier-Patos

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 15:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

​Dy të lënduar nga aksidenti në aksin rrugor Fier-Patos.

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur disa minuta më parë në rrugën nacionale Fier – Patos në afërsi të Portëzës.

Burime policore pohojnë se nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar më vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur ky aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat