18-vjeçari nga Mitrovica publikon foto me armë në dorë, Policia i shkon në fshat dhe e arreston

Kronikë e zezë

18-vjeçari nga Mitrovica publikon foto me armë në dorë, Policia i shkon në fshat dhe e arreston

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale ku shihen duke vepruar kundërligjshëm po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Kështu e kanë pësuar së fundmi edhe disa të rinj në fshatin Gushavc të Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme nga Policia pasi një 18-vjeçar publikoi një foto me armë, me ç’rast njësitë policore arritën ta arrestojnë dhe i njëjti u shoqërua në stacion policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e të dyshuarit, arma me të cilën është fotografuar nuk është e tij.

Gjatë intervistimit, i njëjti e ka zbuluar personin që ia dha armën ilegale dhe për pasojë edhe ky i fundit përfundoi në stacion policor, si i dyshuar.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti si ‘Armëmbajtje pa leje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat