Arrestohen gjashtë të dyshuar për plagosjen në Gadish të Gjilanit

Kronikë e zezë

Arrestohen gjashtë të dyshuar për plagosjen në Gadish të Gjilanit

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar është plagosur mbrëmjen e së dielës në fshatin Gadish të Gjilanit.

Lidhur me këtë tentim vrasje, Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh ka bërë të ditur se janë arrestuar gjashtë të dyshuar, njëri nga ta i mitur, i cili më pas është liruar.

“Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri nga ta i mitur), pasi të njëjtit fillimisht kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (roje pylli) e më pas njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të viktimës. Si pasojë viktima është plagosur në këmbë”, ka njoftuar Policia.

Në vendngjarje Policia ka konfiskuar një armë gjuetie.

“Në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar, është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet tutje në njoftim.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat