Ky është shoferi që goditi me veturë shtatzënën e cila humbi binjakët e saj në Vushtrri, nisin hetimet ndaj tij

Kronikë e zezë

Ky është shoferi që goditi me veturë shtatzënën e cila humbi binjakët e saj në Vushtrri, nisin hetimet ndaj tij

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në Vushtrri, ku një person nga pakujdesia ka goditur një grua shtatzënë, e cila tashmë është konfirmuar se ka humbur binjakët e saj. Viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar.

Burimet kanë bërë me dije se shoferi që shkaktoi aksidentin është Gani Veliu, 67-vjeçar, ndaj të cilit tashmë kanë nisur hetimet, pasi dyshohet se shkaktoi aksidentin, duke e goditur këmbësoren në vija të bardha.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndaj tij masën e ndalimit policor, teksa gruaja që ishte në pritje të ëmbël dhe fatkeqësisht humbi binjakët, po vazhdon të marrë trajtim mjekësor në spital.

Nga Policia kanë konfirmuar se i dyshuari nga pakujdesia e ka goditur viktimën, teksa po lëvizte në fshatin Dobërlluk të Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat