Shantazhohet një mërgimtar, i kërkohen para në mënyrë që mos t’i publikohet video intime

Kronikë e zezë

Shantazhohet një mërgimtar, i kërkohen para në mënyrë që mos t’i publikohet video intime

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shantazhit që ka ndodhur ditën e hënë në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, një person ka kërkuar para nga një mërgimtar në mënyrë që mos t’i publikohet një video intime.

“Aeroporti i Prishtinës 25.12.2023-19:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka pranuar një mesazh në rrjetin social nga një i dyshuar i panjohur i cili i ka kërkuar një shumë parash në mënyrë që të mos i publikon një video intime”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se sipas ankuesit pagesën duhet ta bënë online pasi të arrin jashtë RKS-së.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat