Policia e Ferizajt për një javë shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba kundërvajtëse, konfiskoi edhe 19 patentë shoferë

Kronikë e zezë

Policia e Ferizajt për një javë shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba kundërvajtëse, konfiskoi edhe 19 patentë shoferë

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 18-24/12/2023 ka shqiptuar 1,481 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 19 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

“Ndërsa, janë raportuar 47 aksidente, prej tyre : 13 aksidente me lëndime, 14 me persona të lënduar dhe 34 aksidente me dëme material”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat