Largohen gjashtë kamera ilegale në Zubin Potok, po monitoronin hapësirat publike

Kronikë e zezë

Largohen gjashtë kamera ilegale në Zubin Potok, po monitoronin hapësirat publike

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 17:18
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka larguar gjashtë kamera ilegale në Zubin Potok.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka deklaruar se vetëm Policia e Kosovës ka autoritet për monitorimin e hapësirave publike me kamera.

“Sipas ligjit në fuqi, monitorimin me kamera te vendeve publike e bën veç Policia e Kosovës”, ka thënë Elshani.

Tutje, ai shtoi se këtë vit në Mitrovicën e Veriut janë larguar 38 kamera ilegale.

“Ndërsa në verë të këtij viti i kishim larguar edhe 7 të tjera. Ndërsa nga Mitrovica Veri këtë vit janë larguar 38 kamera poashtu”, shtoi Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat