I riu në Prishtinë kapet në flagrancë me armë e thikë, përfundon në Polici

Kronikë e zezë

I riu në Prishtinë kapet në flagrancë me armë e thikë, përfundon në Polici

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 06:41
Foto ilustrim

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona, kryesisht të rinj që posedojnë armë dhe sillen lirshëm me to.

Një rast i tillë është zbuluar të hënën pas mesnate në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë, teksa Policia po patrullonte – me ç’rast ndaloi një veturë.

Mësohet se gjatë kontrollit policor, te shoferi i dyshuar janë gjetur një armë dhe një mjet i mprehtë, që janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat