Kërcet grushti në një familje në Prishtinë, vëllezërit Rrustolli rrahen për pronë

Kronikë e zezë

Kërcet grushti në një familje në Prishtinë, vëllezërit Rrustolli rrahen për pronë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 06:43
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta në familjet kosovare, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze. Kështu ka ndodhur edhe të hënën në fshatin Prugovc të Prishtinës, ku dy vëllezër janë përleshur mes vete dhe për pasojë kanë përfunduar në pranga të Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy vëllezërit Rrustolli janë kapur mes vete, të hënën në orët e mesditës, për shkak të një konflikti për pronë.

Sipas informacioneve të para, mes dy palëve fillimisht ka nisur një zënkë, por për shkak se të njëjtit s’janë marrë vesh, janë rrahur me njëri-tjetrin, duke pësuar kështu lëndime trupore.

Posa rasti është denoncuar, të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Gjatë kontrollit, te njëri prej të dyshuarve, Policia ka konfiskuar edhe një armë zjarri me një karikator të zbrazët.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “Sulm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat