Shkeli urdhrin mbrojtës, e shqetësoi ish gruan përmes telefonit në Podujevë

Kronikë e zezë

Shkeli urdhrin mbrojtës, e shqetësoi ish gruan përmes telefonit në Podujevë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një femër ka raportuar se ish bashkëshorti i saj e kishte shqetësuar përmes telefonit edhe pse kishte urdhër mbrojtje.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 01:14 në fshatin Lupq i Poshtëm, në Podujevë.

Tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e kishte shqetësuar përmes telefonit edhe pse kishte urdhër mbrojtje. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat