Ky është i riu që u arrestua pas 3 vitesh arrati, dyshohet për grabitje në tentativë në kompaninë ‘RC Cola’

Kronikë e zezë

Ky është i riu që u arrestua pas 3 vitesh arrati, dyshohet për grabitje në tentativë në kompaninë ‘RC Cola’

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë. Të njëjtin fat e pati një person në Gjilan, i cili u arrestua pas më shumë se tri vitesh në arrati.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Rrezon Ademi, 27-vjeçar, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast të grabitjes në tentativë në qershor të vitit 2019 në kompaninë ‘RC Cola’ në fshatin Velekincë të Gjilanit.

Burimet bëjnë me dije se Ademit i është sekuestruar një armë zjarri me fishekë, e cila pas ekzaminimeve ka rezultuar se është përdorur në rastin e vitit 2019.

27-vjeçari dje është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje në tentativë’

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.

“Me 26.12.2023- është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë cekur kishte kryer veprën penale të lartcekur. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat