Vet-plagoset një person në Kaçanik, dyshohet se duke pastruar armën i ka shkrepur në këmbë

Kronikë e zezë

Vet-plagoset një person në Kaçanik, dyshohet se duke pastruar armën i ka shkrepur në këmbë

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit pasi i njëjti dyshohet që nga pakujdesia derisa ishte duke pastruar pistoletën i ka shkrepur dhe e ka goditur këmbën.

Tutje bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:00 në Kaçanik.

Po ashtu sipas raportit viktima pasi ka marrë tretman mjekësor është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

“I dyshuari mashkull kosovar ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i njëjti dyshohet nga pakujdesia derisa ishte duke pastruar pistoletën, i ka shkrepur dhe e ka goditur në këmbë.  Viktima pasi ka marrë tretman mjekësor në QE-Ferizaj, është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, njësitet policore kanë konfiskuar pistoletën cal-7.62 mm e cila dyshohet se është përdorur, dhe tre fishekë e një gëzhojë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat