Vdes një person në korridorin e QKMF-së në Skenderaj, policia po e heton rastin

Kronikë e zezë

Vdes një person në korridorin e QKMF-së në Skenderaj, policia po e heton rastin

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një person ka mbetur pa shenja jete teksa në korridorin e QKMF-së në Skenderaj ishte alivanosur.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima femër kosovare (me nevoja të veçanta) pasi ka shkuar për kontroll mjekësor në QKMF-Skenderaj, e njëjta është alivanosur në korridor dhe ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin. Sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat