34 vjeçarja nga Gjakova gjendet e vdekur te një hotel në Prishtinë, aty po qëndronte me të dashurin e saj

Kronikë e zezë

34 vjeçarja nga Gjakova gjendet e vdekur te një hotel në Prishtinë, aty po qëndronte me të dashurin e saj

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 10:44 Përditësuar në ora: 12:00 më 28.12.2023
Foto ilustrim

E dhimbshme: Kjo është gruaja që ndërroi jetë në hotel në dalje të Prishtinës

Nga: N.E

Një 34 vjeçare nga Gjakova ka vdekur sot në afërsi të një hoteli në dalje të Prishtinës.

Siç raportohet ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Suhadoll, magjistralja Prishtinë- Lipjan.

Tashmë është bërë publik edhe identiteti i saj, ku raportohet se bëhet fjalë për Artila Kamerin.

Policia tashmë ka filluar hetimet për vdekjen e saj, ndërsa "Bota sot" ka siguruar fotografinë e saj.

34 vjeçarja ka lënë prapa një vajzë.

34 vjeçarja nga Gjakova gjendet e vdekur te një hotel në Prishtinë, aty po qëndronte me të dashurin e saj

Një 34 vjeçare nga Gjakova është gjetur e vdekur në afërsi të një hoteli në dalje të Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Suhadoll, magjistralja Prishtinë-Lipjan. Derisa rrethanat e vdekjes së saj mbesin të dyshimta.

Media merr vesh se 34 vjeçarja, para se të gjendej e vdekur, në hotel po qëndronte bashkë me të dashurin e saj. Ky i fundit, siç ka marrë vesh media, në polici ka deklaruar se gruaja nga Gjakova u hodh nga dritarja e hotelit, pas një fjalosje me çiftit.

Viktima, emër i njohur për redaksinë, është vajza e një familje të njohur afariste në qytetin e Gjakovës.

Media ka provuar të marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës, por këtë të fundit ende nuk janë përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat